“Parashikohet rritje ekonomike me 2.6% / Prezantohet projektbuxheti për 2023-in

Sot në Konferencën e Kryetarëve është prezantuar projekt-buxheti për vitin 2023. Pas diskutimeve mes opozitës dhe mazhorancës se a duhen diskutuar bashkarisht paketa fiskale dhe buxheti i shtetit, ministrja e Financave prezantoi draftin për vitin e ardhshëm.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se pas një viti me norma të larta të inflacionit, parashikohet që në 2023-in do të ketë rritje ekonomike me 2.6%. Ajo theksoi se politika fiskale ka objektiv kryesor uljen e stokut të borxhit public dhe rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike.

Pjesë nga Konferenca e Kryetarëve:

Nikolla: Ju lutem kolegë deputetë, mund ta sqaroni zonja ministre…

Ibrahimaj: Do prezantohen efektet e paketës fiskale, buxheti dhe paketa do të diskutohen bashkarisht.

Tabaku: Paraqitjen urgjente te projekt-buxhetit, të diskutohen ligjet financiare. Efektet financiare dhe buxheti janë diskutuar gjithmonë bashkë.

Balla: Rregullorja e Kuvendit është vendim, ajo që prevalon është ligji i buxhetit. E vërteta është se qeveria ka një afat vetëm për ligjin e buxhetit, brenda datës 20-25 tetor. Buxheti është bërë mbi bazën e disa planifikimeve, është shumatorja e të ardhurave dhe shpenzimeve, diskutimi për paketën fiskale do bëhet vecmas në komisione.

Ibrahimaj: Për vitin 2023, drafti që po prezantoj adreson sfida të rëndësishme. Politika fiskale do ketë objektiv ulja e stokut të borxhit public dhe të rritet qëndrueshmëria ekonomike, jemi përballur deri më tani me rritje të madhe të inflacionit e megjithatë e kemi ndjeshëm më të ulët se vendet e rajonit. Morëm masa paras e kriza të trokiste në derën tonë, zgjodhëm të subvenciononim çmimin e energjisë. Ne vendosëm një mburojë që na kushton shumë, duhen ruajtur parametrat kryesorë të ekonomisë, deri më tani kemi përballur mirë pasojat e luftës në Ukrainë.Ekonomia shqiptare ka pasur një rezistencë të mirë, rritja ekonomike në 6 muaj ishte 4.2%. Nga pikëpamja e ofertës aggregate ka pasur rritje pozitive, papunësia ra dhe punësimi u rrit. Është rritur eksporti dhe investimet e huaja, me 35%/ Kursi i këmbimit të lekut ka qenë mjaft i qëndrueshëm, është mbiçmuar ndaj euros me 4% ndryshe nga viti i kaluar.Do shohim si do shkojë 3 mujori i katërt, të shohim zhvillimet në arenën ndërkombëtare, most ë harrojmë se dhe ekonomitë e vendevë më të mëdha kanë pësur rënie. Ky është realiteti, ajo që është në dorën tonë është politika e kujdesshme. Parashikohet një rritje ekonimike me 2.6% për vitin 2023. Inflacioni mesatar 6.5-7% për vitin 2022. Ne si ministri financash besojmë se ka gjasa që inflacioni të ulet vitin e ardhshëm.