Ka nisur me përplasje seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në foltore dhe ka kërkuar një minutë heshtje për të riun Laer Kurti i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme gjatë shoqërimit në komisariatin numër 3 në Tiranë.

Berisha e konsideroi vdekjen e 32 vjeçarit si një vrasje nga policia. Ndërkohë kërkesa e tij për një minutë heshtje nuk u pranua në Kuvend dhe si pasojë, kryedemokrati doli nga salla.