Më shumë se 1000 refugjatë afganë që jetojnë në Shqipëri presin që Shtetet e Bashkuara të miratojnë kërkesat e tyre për azil. Shumë kanë frikë se mund të ngecin atje dhe ëndrrat e tyre për një jetë në SHBA po shuhen.

Edicioni gjerman i DW ka bërë një artikull për afganët që po qëndrojnë në Shëngjin, ndërkohë që presin të marrin vizat e të largohen drejt SHBA-së. Gazetari afgan Elyas Nawandish ka se ata kanë ngecur në Shqipëri pa asnjë mundësi të bëjnë mbrapa apo të vazhdojnë përpara.

“Është shumë e vështirë qëe të degjosh se motra e jote kërkon të shjollohet dhe ti nuk mund të bësh asgjë. Nuk ka asnjë mënyrë për të ikur mbrapa asnjë mënyrë për të bërë përpara. Thjesht kemi ngecur këtu. ëshyë shumë e rëndësishme që të vazhdojmë punën tonë. Ne iu detyrohemi këtë njerëzve tanë,” tha gazetari Elyas Nawandish.