Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga Policia kanë kapur autorin që vuri sasinë e eksplozivit në dyqanin e kozmetikës së shtetases Enisa Pirolli.

Burime bëjnë me dije se autori ka ardhur në këmbë ka vënë eksplozivin përpara derës së biznesit dhe është larguar po në këmbë.

Policia ka sekuestruar edhe kamera të bizneseve përqark zonës për të parë lëvizjet e autorit, që sipas të dhënave nga këqyrja e kamerave për të mbuluar fytyrën ka pasur një kapuç.