Është vënë tritol në banesën e një efektivi në Manati të Lezhës.

Burime për “Fax News” bëjnë me dije se lënda eksplozive është vendosur rreth orës 2 pas mesnate në banesën e shtetasit Zef Kola.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale, ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak

Në fshatin Manati, në porten e e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.

Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.