Infrastruktura mbetet problem në fshatin Stajkë e bashkisë Vau Dejes, e pikërisht në rrugën që të con në varrezat e kësaj zone.

Ky segment rrugë është bërë para disa vitesh, por për shkak të cilësisë të dobët të punimeve shtresat e asfaltit kanë pësuar carje. Në disa vende shembjet janë të dukshme, duke bërë që të vështirësohet lëvizja e mjeteve dhe banorëve, të cilët duhet të përcjellin të afërmit e tyre për në banesën e fundit.Në një gjatësi rreth 200 metra banorët kanë vështirësi që të përcjellin me dinjitet njerëzit e dashur.

Rruga ka një gjatësi prej 2 kilometrash edhe është rikonstruktuar në vitin 2018 duke nisur nga qëndra e fshatit Stajka deri pranë varrezave të fshatit.Por tani kur janë bërë 4 vite ajo ka degraduar si mos më keq duke nxjerrë në pah punimet pa cilësi që kryhen sepse duhet theksuar fakti se në këtë rrugë nuk ka qarkullim të vazhdueshëm përvec rasteve kur familjarët përcjellin në varreza të afërmit e tyre ose në raste përkujtimore.