Prof. Islam Dizdari, (kështu e thërrisnin të gjithë) ” Mesuesi i merituar”, asht nji ndër kontribuesit e spikatun në fushën e arsimit në rrethin e Shkodrës. Nga të gjithë ata që e njihnin, ai vlerësohej si nji shkodran me humor të hollë, për dashurinë ndaj profesionit dhe për shpirtin praktik të përhershëm, gjithnjë në kërkim të së mirës dhe të së resë.Profesor Dizdari asht autor dhe bashkautor i shumë kumtimeve, referimeve e studimeve të botuara në organe të ndryshme (brenda dhe jashtë vendit), rreth 105 të tilla të botuara në organe të ndryshme si

“Arsimi popullor” (“Revista pedagogjike”), “Mësuesi” “Buletini shkencor i ILP” (Universiteti i Shkodrës “L. Gurakuqi”) “Shkolla fillore”, “Jeta e re”, “Pionieri”, “Zëri i rinisë”, almanaku “Shkodra”, “Shqiptarja e re”, “Nëntori”, “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, “Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë”, “Drita e Dijes”, “Lemba”, “Univers”, Seminari Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj” (vite të ndryshme), “Perla”, “Edukata Islame”, “Etika” etj.”

Ata si profesor Islami ishin predikues dhe studiues, hartues tekstesh dhe autorë botimesh, përkthyes, poetë e gjuhëtarë, leksikografë e etnografë, teologë e historianë të kulturës islame, mësues dhe edukatorë, organizatorë dhe drejtues të institucioneve fetare dhe arsimore.” – shprehej Sheoqet MukaU lind në qytetin e Shkodrës më 1934 dhe u nda nga jete ne vitin 2018Marre nga burime te ndryshme “Zani I nalte” “Irida Muka” web