Në Berlin ka përfunduar kongresi i Partive Socialiste Europiane, ndërsa kreu i qeverisë teksa ka publikuar një foto me kryeministren e Finlandës Sanna Marin, ka bërë me dije se po kthehet drejt Shqipërisë. Rama u shpreh se po kryen përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë.

Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë! Të bashkuar jo të ndarë; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë.’- u shpreh Rama.

Kriza energjetike ishte në fokus të fjalës të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Berlin. Nga Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të mbështesë Shqipërinë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë. Në përfundim, kreu i qeverisë solli edhe njëherë në vëmendje sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku tha se u synua shkatërrimi i plotë i sistemi online shtetëror.

Me datën 14 dhe 15 tetor, në Berlin po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste, ndërsa mbledhja do të vijojë edhe sot.

E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste, ndërkohë që nuk është ftuar Partia e Lirisë e Ilir Metës. Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Partia e Socialistëve Evropiane (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta.