Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka drejtuar Gjykatës së Tiranës kërkesë për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës.

Pasuria e eksponentit të krimit konsiston në një apartament, dy garazhe, dy automjete, një njësi me sipërfaqe 30 m2, regjistruar në emër të Redjan Rrajës, një njësi me sipërfaqe 127.5 m2 e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga Rraja dhe një orë dore Roleks, një sasi parash 2750 Euro.

Këto pasuri janë sekuestruar nga SPAK dhe tanimë kërkohet konfiskimi i tyre. Në listën e pasurive të Rrajës bën pjesë edhe Audi A8 i Kejvina Kthjellës e cila gjatë lidhjes me të e kishte në përdorim.