Pedagogët janë mbledhur për protestën e radhës. Nga Universiteti Politeknik (herën e kaluar) kanë lëvizur në atë të Arteve.

“Sa herë revoltohemi, denigrohemi”, janë shprehur gjatë protestës.

Pedagogët kanë përsëritur të njëjtën kërkesë ndaj qeverisë për rritje page. 7% nga shteti dhe 8% nga universiteti (siç ministria e Arsimit vendosi), është e pamjaftueshme sipas tyre.

Kanë përsëritur paralajmërimin për bojkot të mësimit të hënën, në 17 tetor, ditë kur nis dhe viti i ri akademik.

I kanë bërë thirrje gjithashtu studentëve për t`iu bashkuar në bojkot.