Policia e Shkodrës zbuloi sot detaje të reja të megaoperacioni ‘Qarku’, që coi në zbulimin e shtëpisë së barit në fshatin Bardhaj.

Burime zyrtare thanë se shtëpia ku u gjet lënda narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis, ishtë në pronësi të 31-vjecarit Pjetër Gjoni, ndërsa në të u arrestuan në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 persona, të gjitha gra.

Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht Danjela Hasani, 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
Zef Gjoni., 56 vjeç dhe Antoneta Gjoni ., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit: Elvis Gjoni, 24 vjeç, Roland Gioni 22 vjeç dhe Pjeter Gjoni, 31 vjeç, si dhe shtetasja Flora Gioni., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit Pjeter Gjoni. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi Fabion Gjoni 31 vjeç 31 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Pjetër Gjoni, grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.