Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarje e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Klos. Një mësuese e gjimnazit ku vajza studionte në një dëshmi të dhënë në emisionin “Me Zemër të Hapur” u shpreh se vajza kishte tre ditë që nuk shkonte në shkollë. Pasi kanë pyetur prindërit për mungesën e vajzës mësuesja thotë se ata i kanë thënë se vajza është prekur nga virozat e stinës teksa e kanë përshkruar atë si një vajzë model dhe të qetë.

Ndërsa për 17-vjeçarin, Kenado Shira që mbeti dhe i vrarë mesditën e djeshme mësuesja thotë se nuk ishte problematik dhe nuk shkaktonte probleme në shkollë por si çdo i ri kishte problemet e veta.

“Po menaxhojmë situatën post-ngjarjes, nuk e kemi të lehtë.Vajza është model për sjellje, asnjë problematikë nuk ka sjellë, vërtet fëmijë model në paraqitje. Ka munguar 3 ditë në shkollë, kur u takuam me prindin thanë se ishte prekur nga virozat e stinës. Vajza rri afër tavolinës time dhe kurrë nuk kam pasur shqetësime nga ajo. Djali nuk them se ishte model sa ajo, por nuk ishte prototip për të shkaktuar probleme. Si të gjithë adoleshentët ka pasur problemet e tij, por jo sjellje të rënda. Vetëm kaq mund të themi, jemi shokuar. Kur dëgjuam krismat endova se ishin fishekzjarre dhe dikush po festonte ditëlindjen”, u shpreh mësuesja e gjimnazit në Klos.