Presidenti i FSHF, Armand Duka vizitoi Shkodrën ku takoi drejtuesit ë klubit të Vllaznisë së femrave që pak ditë më parë siguroi një arritje historike me pjesëmarjen në grupet e Champions League. Sipas Dukës, futbolli nuk duhet të jetë vetëm lojë e meshkujve dhe federata po punon që ta afrojë sa më shumë te femrat lojën më të dashur të shqiptarëve.

“Paga të barabarta për të gjithë ekipet e Shqipërisë, promovimi i futbollit në shkolla dhe uniformat janë prioritete tona. Në rastin konkret ne do të japim edhe një bonus ekstra për ekipin për rezultatin e arritur në Europë, bashkangjitur edhe bonueseve që jep presidenti apo bashkia. E konsiderojmë këtë skuadër një lider të futbollit të femrave të Shqipërisë. Futbolli shkodran është djepi ku ka lindur futbolli në Shqipëri. Edhe djemtë kanë pasur rezultate në dy sezonet e fundit dhe madje janë në garë për trofe edhe këtë sezon.

Në takimim me vajzat ju thashë se do të jetë fantastike nëse tabela elektronike në ndeshjen me Realin e Madridit do të shkruajë 2-0. Do të ishte një kartolinë për të gjithë, por gjithsesi i kam falënderuar dhe i kam uruar gocat për arritjen duke u thënë se duhet të kënaqen, por pa e konsideruar këtë një shëtitje”

Në vijim, Duka u ndal të një çështje shumë e nxehtë, ajo e të ardhmes së stolit të kombëtares. Presidenti i FSHF la një spirale të hapur për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin aktual por në intervistën dhënë për mediat, Duka nuk jep asnjë sinjal të qartë për kursin që do të ndjekë”

“Trajneri Reja ka një kontratë deri në fund të nëntorit, do të respektojmë atë kontratë. Padyshim që do të ulemi e të bisedojmë me të nëse do të kemi ose jo një rinovim për edicionin e ardhshëm. Do të bëjmë bilancet bashkarisht. Është një trajner me eksperiencë, është një burrë 77 vjeç.