Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj u shpreh se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar projekt-buxheti për vitin 2023.

‘Projektbuxheti do tu prezantohet në detaje në javët në vijim për çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mosrritjen e çmimit për energjinë elektrike që mos të preken konsumatorët dhe bizneset e vogla.’- u shpreh Ibrahimaj.