Vëmendja tek #Shkodra

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi: “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘Rikonstruksioni i segmentit rrugor’ Shkodër (Mbikalimi i trenit) – Mes”

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të bëjë shpronësimin në përmbushjen e detyrimeve të Shtetit Shqiptar në realizimin e investimeve për interes publik. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronave private, do të shpronësohen, kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “truall”

Ky institucion do të kryejë edhe procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar