Për të dytën ditë me radhë, FNSH dhe Operacionalja e Vlorës kanë zbarkuar në Vlorë teksa vijojnë aksionin e tyre blic në hyrje të qytetit të Vlorës. Forcat policore janë ndalur në rrethrrotullimin e Nartës bashkë me policinë e qarkut dhe po ndalojnë për kontrolle e automjetet e shtrenjta, apo ato të dyshuara si dhe me xhama të zinj.

Ky kontroll bëhet me qëllim ndalimin e personave të krimit të organizuar, për të goditur paligjshmëritë, si përdorimin e drogës apo armëve pa leje.

Gjatë mbrëmjes së djeshme por edhe sot mësohet se kanë ushtruar kontrolle në bashkitë Vlorë dhe Selenicë për persona të krimit