Në Bashkinë Shkodër po zhvillohen konsultimet publike për buxhetin 2023-2025 dhe deri më tani jemi takuar me banorët e njësive administrative Rrethina, Shalë, Shosh, Pult, Ana e Malit dhe Velipojë.

Është trishtues fakti që në këto zona nuk ka më kërkesa për rikualifikim të KOPSHTEVE dhe SHKOLLAVE, jo sepse janë perfekte dhe pa nevoja, por sepse nuk ka më fëmijë e nxënës që t’i frekuentojnë.

Me siguri për Edi Ramën dhe qeverisjes e tij ky është sukses, sepse falë arritjeve të qeveriut, njerëzit kanë mundësinë të braktisin vendin e shtrejtë të lindjes dhe të shfrytëzojnë “lëvizjen e lirë dhe kapitalizmin”, por nga ana njerëzore e SHQIPTARE, shpopullimi është plaga më e madhe e shoqërisë tonë. /Nga Bekim MEMA/