Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar planet për të ardhmen në politikë.

Ai u shpreh se ka në plan të jetë aktiv në politikë edhe për 25 vitet e ardhshme, ndërsa u dërgoi një mesazh qytetarëve që t’i jepnin fuqi me anë të votës, në mënyrë që ai t’i jepte më pas llogari.

“Do ti kaloj të gjitha shkallët që kam kaluar një herë, do të më keni edhe 25 vite në politikë aktive. Kam një mesazh për qytetarët, më jepni fuqi t’ju jap llogari. E shoh veten në çdo pozicion edhe kryeministër, President vetëm pas 25 vitesh”, u shpreh Meta.