Nje dite me pare bashkia Shkoder ka nis shperndarjen e lendes drusore ne shkollat e territorit te saj. Drejtori I Arsimit në bashkinë Shkodër, Ergys Ivziku tha se deri tani ka përfunduar procesi I shpërndarjes së druve të zjarrit në zonat malore, ndërkohë që aktualisht shperndarja po behet edhe ne njesite administrative.

Bashkia Shkoder synon qe te ndryshoje sistemin e ngrohjes ne ato shkolla ku jane me gaz, per ti kthyer me dru zjarri ose kaldaje. Ne baze te urdherit te ministries, ngrohja ne shkolla nis ne daten 15 nentor, por bashkia Shkoder po ben shperndarjen e druve me heret ne menyre qe ngrohja te jete gati. Aktualisht me gaz ngrohen 10 shkolla anekse, ndersa me dru 65, dhe 13 me kaldaje.