Depueti i PD-së Helidon Bushati në një postim në Facebook ka sulmuar kryeministrin Rama se po tallet me popullin shqiptar kur tha se fasha mbi 800 kë nuk hyri në fuqi pasi pati reshje dhe u kursye energjia.

Ai thotë se është e pamundur të mund të kursehet për 5 ditë energjia elektrike tek konsumatorët.

“I gjithë sistemi i centralizuar në dorë të Ramës. Ashtu siç pritej, ERE tashmë është kthyer në një drejtori të kryeministrisë.

Sot do të mblidhet ERE për të “noterizuar” vendimet që tashmë ka marrë kryeministri Rama…

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se është detyrim për secilin nga ne që të kursejë energji në këto kohë të vështira, por ama kryeministri tallet me të gjithë ne kur jep këtë argument, pasi është e pamundur teknikisht që të shihet ulja e konsumit vetem tek konsumatorët familjarë brenda 5 ditësh.

Çdo ditë mund të shikohet e gjithë sasia e energjisë së hedhur në treg për të gjithë konsumatorët që furnizohen nga OSHE, pra familjarë,institucione,biznes-e etj, por është teknikisht e pamundur që të shikohet e ndarë me bazë ditore konsumi i familjarëve.

Pra ajo kategori konsumatorësh që preken nga fasha.

Fatkeqesisht jetojmë në vendin e çudirave dhe abuzivizmit, pasi megjithëse u hodhën mbi 700 milion euro në sistemin elektroenergjitik, përsëri nuk janë instaluar smart meters që do të mundësonin këto matje në kohë reale.

Gjithsesi, ERE vazhdon të bëj e të çbëj vendimet sipas mendjes së Ramës, ndërkohë ky i fundit gënjen dhe justikon gënjshtrën e rradhës duke u munduar ti hedhë hi syve shqiptarëve.