Regjistrimet në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për këtë vit të ri akademik kanë qënë të kënaqshme. Sipas rektores Suzana Golemi deri tani numri i studentëve të regjistruar arrin mbi 800 kur ka dy ditë që ka nisur faza e dytë e regjistrimeve nga tre faza që janë gjithsej.

Rektorja Golemi tregon se për këtë vit akademik një ndër risitë është miratimi i disa programeve të reja ai i masterit profesional i arteve pamore dhe për mësues muzike.Gjithashtu trend të lartë të numrit të të regjistruarve ka patur edhe në programin profesional për specialist I lartë elektrik i cili vjen për herë të parë këtë vit në universitetin e Shkodrës.

Rektorja Suzana Golemi thotë se pavarësisht mundësive të mëdha që ofrohen për ciklin e studimeve master në universitete të tjera të vendit dhe në rajon, studentët zgjedhin atë të Shkodrës dhe kjo është forma më e mirë e promovimit të punës së mirë të pedagogëve që bëhet në të gjithë fakultetet.