Muaji tetor i çdo viti, është periudha e sensibilizimit por edhe e kontrollit për kancerin e gjirit tek gratë. Në Shkodër kete vit ,ndergjegjedimi per te kryer kontrollet eshte rritur.

Drejtorja rajonale e sherbimit te kujdesit shendetesor Suida Kuka, e vendos Shkodrën menjëherë pas Tiranës sa I takon pjeses se ndergjegjesimit1 Ne Shkoder jane kryer 723 mamografi ne 6 muajit e fundit nga ku kane rezultuar positive 79 gra,e thene ndryshe 1 ne 9 gra te depistuara ka rezultuar e prekur nga kanceri I gjirit.

Nga data 12 tetor, në zonën e Veriut, do të jenë të pranishme edhe mamografitë e lëvizshme, sidomos në zonat malore kur afërsia me pikat e ekzaminimit të hapura, është e madhe.Apeli I vazhdueshem për gratë e vajzat, që të mos e nënvlereësojnë ekzaminimin përmes mamografisë, duke evidentuar se moshat mbi 45 vjeç, rezultojnë me pozitivitet më të lartë ndaj kancerit të gjirit.Por vitet e fundit fatkeqesisht eshte verejtur nje ulje e ndjeshme e m,oshes se prekur, edhe me te reja se 30 vjec