Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për punimet e fazës së dytë të rrugës Shëngjin – Velipojë.

Rruga parashikon zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në këtë zonë bregdetare nëpërmjet edhe shkurtimit të distancës mes dy njësive Shëngjinit dhe Velipojës.

Aktualisht,distanca mes tyre arrin në 65 kilometra,ndërsa me përfundimin e investimit në rrugën e re ,distanca shkon në 15 kilometra.

Projekti ka parashikuar që rruga në total të ketë pesë lote, ku në lotin e parë është pjesa e zonës urbane në Shëngjin. Gjatësia e këtij segmenti është 1.35 kilometra dhe përfshin rrugën ekzistuese përballë Portit të Shëngjinit.

Projekti është pjesë e një financimi të BERZH dhe të Bankës Botërore për rrugët me vlerë 50 milionë euro.