Pas akuzave që deputeti Ervin Salianji hodhi ndaj ministrit të brendshëm Bledi Çuçi për situatën e rëndë të krimit në vend, ky i fundit foli me statistika në foltoren e Kuvendit.

Çuçi u shpreh se nga viti 2014 rastet kriminale në vend kanë pësuar rënie, dhe se në vitin 2021 numri mesatar i vrasjeve me dashje është 60. Ai theksoi se për situatën aktuale në vend, duhet t’i thuhet faleminderit policisë së shtetit.

Interpelancë me ministrin e brendshëm
ÇuçiLidhur me pyetjet që keni bërë, besoj se ne kemi dërguar përgjigjie me shkrim përvecc kësaj pyetjes së fundit. Nuk do mungojë asnjëherë sqarimi për punën e ministrit të brendshëm dhe punën e policisë. Këtë gjë po e bëjmë, është interpelanca e dytë që thërrisni në pak muaj. Nuk jam shumë komod që ta nis një debat parlamentar me disa statistika të ftohta, por duke qenë se ato janë dhe vazhdimisht publiku keqinformohet qëllimisht, do ta nis interpelancën pikërisht me statistika të kriminalitetit. Ja lë matematikës dhe jo opinionit.

Plagosjet e rënda 163 në 2013 gjetëm dhe i ulëm në 140. Vjedhjet me pasojë vdekje 6 në 0, vjedhjet me armë 96 në 11 vrasje në 2021, narkotikët meqë e përmendni shpesh, të gjithë indikatorët e thonë qartë që është rritur cilësia e hetimeve dhe rasteve të zbuluara, gjeta një rast të 2006-ës, 444 raste ndëshkimi ne i kemi cuar në 3168 raste. Deri te numri i vrasjeve me dashje, këtu kemi një statistike që ska nevojë për koment, 87 ishin në 2006, 103 vrasje në 2007 me 105 viktima, në 2008 (93 viktima) dhe 2011 kishte 142 viktima, në 2012 (157 viktima), në 2013 (124 viktima), nga 2014 fillon një rend zbritës (134 viktima) deri në 2021 61 numër vrasjesh me 66 viktima. Shihni ça ndryshimesh! Kemi 36 vrasje në 2022 me 40 viktima.

S’mund te jemi krenar për mesatarisht 60 vrasje me dashje por duke parë shifrat që mesatarja nga 2006 në 2015 ka qenë me 117 viktima, këtu duhet bërë diferenca dhe duhet tit hemi faleminderit policisë së shtetit. Tani të hyjmë të objektivat dhe masat që kemi marrë: Të vendosim një raport kushtetues mes ministrit dhe policisë