Një pedagog nga Universiteti i Shkodrës ka sfiduar ministren e Arsimit Evis Kushi që të heqë dorë nga rroga prej 1800 euro dhe të punojë me 500 mijë lekë. Gjatë fjalës së tij, pedagogu tha se kryeministri Edi Rama dhe Kushi duhet që kthehen me këmbë në tokë.
“Kam mbaruar universitetin në Itali e doktoraturën në universitetin e Tiranës. Në 2008 erdha të punoj për vendin tim. Sot them ku jemi? Ku jemi me këto 14 vite investim? Kur jam kthyer në universitetin e Shkodrës kishim sallat, gjenerator me një dritë shtesë, kur ikinin dritat ndizej për të vijuar mësimin.
Për fat të keq sot kanë ndërtuar godinat gjendja në universitet është përtokë, e kjo është për të ardhur keq. Jemi këtu për të kërkuar kthimin e dinjitetit të punonjësit të administratës së universitetit nga sanitarja tek punonjësit ndihmës që punojnë në kushte mizerabël në laboratorë e paguhen 31 mijë lekë e duhet të mbajën familjen e kanë e frikë të protestojnë se i heqin dhe nga puna. Ministrja na coi gishtin e tha është faji juaj, jo jo, unë për vete si shumë të tjerë kemi kontribuar. Hajde ti minsitre e bëje sakrificën të heqësh dorë nga 1800 euro që e kam pasur rrogën në Itali e të punosh me 500 mijë lekë në Shqipëri e të përballesh me gjithë problematikat,” tha pedagogu.