Elisa Spiropali është prezantuar si drejtuese politike e qarkut Shkodër para strukturave të këtij qarku. E shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, ajo mbajti një takim të shkurtër me dyer të mbyllura me strukturat në selinë e partisë socialiste. Pas takimit Gjiknuri tha se nuk mund ti imponohen shkodranëve por do që partia socialiste do paraqesë alternativën më të mirë.

Spiropali e konsideroi kënaqësi dhe përgjegjësi pozicionin politik ne Shkodër, ndërsa deklaroi se Qeveria nuk ka diskriminuar Shkodrën për votën ndryshe por nuk ka gjetur bashkëpunim nga kryetaret e bashkive, duke sjell një paralelizëm me bashkinë Tropojë.

Faleminderit për interesin e për kohën tuaj që jeni këtu. Unë falënderoj kryesinë e PS për këtë vendim. Është kënaqësi e nder të punoj me qytetarët e Shkodrës. Më pëlqën energjia e këtij qyteti e këtij qarku pavarësisht kë votojnë. Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS ne jemi për të ofruar më të mirën për qytetarët e këtij qaku’- tha Spiropali