Lëvizja përgjatë aksit nacional Lezhë-Vau i Dejës është bërë mjaft e frikshme dhe e rrezikshme. Ky segment ka pësuar shembje në disa pikë, duke sjell bllokimin e njërit kah të qarkullimit.

Kjo problematikë e cila ka nisur prej më shumë se 2 vitesh ka agravuar, ndërsa asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikes. Banorë të zonës e drejtues mjetesh kërkojnë ndërhyrje të menjëhereshme, pasi lëvizja në këtë aks është kthyer në burim aksidentesh.

Rruga Lezhë-Vau Dejës është në varesi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe deri tani e vetmja ndërhyrja ka qenë vendosja e disa gomave dhe rrethimi me sherit në vendet ku ka shembje.

“Shumë e vështirë lëvizja për shoferët, duhet rregullu sa më shpejt sepse po lëvizja me shpejtësi mund të përfundojë keq këtu, unë personalisht do kisha dhënë një 20 mijë lekësh”
-tha një nga banorët e zonës.