Mesditën e sotme pritet të zhvillohet një takim mes presidentit Bajram Begaj dhe kryetarëve të partive opozitare.

Në takim pritet të jenë të pranishëm Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka, ku në fokus do të ketë diskutime për datën e zgjedhjeve vendore.

Zgjedhjet pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.

Më herët, sot u zhvillua një takim mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për aksionin opozitar.

Meta, në takimin 30 minutësh, ka qenë i shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili.