Shega e Anës së Malit/ Fermerët vijonë të kultivojnë këtë frut

Në vendin tonë rriten shumë lloje, forma apo hibride shegësh, të cilët kanë emërtime të ndryshme sipas zonave ku ato kultivohen. Ne shkoder veçohet shega Devedishe dhe ajo e Tivarit , Ahmet Sylejmani , fermer në zonën e anes se malit ne Shkoder , zotëron dhjetëra hektarë tokë të mbjella, kryesisht me shege të cilat I tregton pjesen me te madhe te tyre ne Tirane.Ahmeti tregon se, kanë zgjedhur te kultivoje shegë pasi toka e kesaj zone është e pershtateshme per rritjen e ketij fruti .

Me këtë punë, ai mundohet ҫdo ditë të plotësojë nevojat e familjes por thote se veshtirsite me te cilat perballet jane te medha .Thuajse cdo vit njesia administrative e Anes se Malit feston festën e Shegës një aktivitet qe organizohet nga vetë banoret e zones , ku promovohen vlerat dhe resurset të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të zones.

Ndërsa elementi me perfaqesues i këtyre vlerave është Shega e cila është karakteristikë e kësaj zone