Hakerat nxjerrin dosjen, Elisa Spiropali mes të dyshuarve të policisë në sistemin “Memex”

Hakerat e paguar nga Irani për të sulmuar Shqipërinë vijojnë të publikojnë të dhënat që kanë arritur të marrin.

Në një grup në Telegram, hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar listat nga “MEMEX” ku janë të dyshuarit në Shqipëri. Kjo listë sensitive e dal nga policia e shtetit ka të dhëna sensitive.

Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar.

Ndër to janë edhe të dhënat e Ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.

Nuk dihet për çfarë ngjarje dyshohet Ministrja por me siguri bëhet fjalë për ndonjë ngjarje të vjetër.

/abcnews.al/