Premiera e kukullave në teatrin “Migjeni”/ Me “Fyelli magjik” në hollin e teatrit nisi sezoni artistik dedikuar fëmijëve

Ka nisur sezoni i ri artistik për fëmijët në teatrin “Migjeni” me premierën e kukullave “Fyelli magjik”.


Ndonëse një ditë me shi, kjo nuk i ndali as fëmijët dhe as prindërit e tyre për të parë nga afër shfaqjen e re dedikuar më të vegjëlve. “Fyelli magjik” është premiera e dytë per fëmijë përgjatë ketij viti në teatrin “Migjeni” pas të pares “Pufi dhe Gufi”. Aktori i teatrit Astrit Fani, falenderon spektatorët e pranishëm që zgjodhën të ishin sot në hollin e teatrit për të parë premierën.

Dana Xhaj, shprehet se shfaqja e kukullave “Fyelli magjik” dallon nga të tjerat për shkak se në të dominon dinamika e veprimeve më shumë se ajo e fjalëve ndërsa shfaqja nuk do të ndalet vetëm në Shkodër por ajo do të udhëtojë edhe më larg.Në përfundim të shfaqjes, aktorët përshëndetën fëmijët së bashku me personazhet e tyre kukulla, ndërsa premiera për fëmijë “Fyelli magjik” do të shfaqet çdo fundjavë në teatrin “Migjeni”.