Personi që shihni në foto është Pjetër Kola, nga Lezha. 44 vjeçari u vra dy ditë më parë në fshatin Kaftallë të Pukës.

Autori i krimit është denoncuar në polici nga vëllai i viktimës që ka qenë bashkë me të kur ka ndodhur vrasja. Sipas tij ai është Martin Përgjini, i cili njihet edhe me emrin Anton Gjini.

Viktima dhe autori ishin në konflikt prandaj kanë shkuar në fshatin Kaftall për t’u sqaruar. Gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Në sherr e sipër Martin Përgjini ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 44 vjeçarin me një plumb në bark.

Pjetër Kola ndërroi jetë në sallën e operacionit në spital. Ndonëse autori është identifikuar nga vëllai i viktimës ai ende nuk është arrestuar.