Martin Përgjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autori i vrasjes së ndodhur një ditë më parë në Vaun e Dejës, Shkodër. Përgjini akuzohet se është personi i cili plagosi për vdekje ditën e djeshme, Pjetër Kolën.

44-vjeçari, u dërgua nga dy persona, në orën 18:00 në një spital në fshatin Ungrej të Lezhës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri. Më pas, ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë të specializuar mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve. Raportohet se Kola kishte marrë një plumb në bark dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ia doli të mbijetonte.

Policia ka ngritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e autorit.