Reshjet e orëve te fundit kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të Pukës. Urat lidhëse të disa fshatrave janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të përrenjve, ndërkohë që ka pasur probleme edhe me ujësjellësat të cilat në disa zona kanë dalë jashtë funksionit.

I kontaktuar nga Report Tv, kryetar i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj shprehet se situata është e vështirë në disa fshatra kryesisht nga përrenjt malorë por situata po monitorohet dhe punonjësit e shërbimeve të Bashkisë Pukë janë në terren për monitorimin e situatës.