EMRI / Kush eshte personi qe erdhi i plagosur ne Shkoder

Nje person ka mberritur i plagosur ne spitalin rajonal te Shkodres. Shtetasi Pjeter Kola, nga fshati Ungrej i Lezhes fillimisht eshte paraqitur nga dy persona ende te paidentifikuar ne qendren shendetesore ne Vau Dejes. Me pas nga aty eshte transportuar ne spitalin rajonal te Shkodres per mjekim me te specializuar dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Eshte ende e paqarte se cili eshte vendi ku eshte plagosur shtetasi ne Lezhe, ne zonen e Vau Dejesit apo ne ndonje zone tjeter. Dy personat ende te paidentifikuar thjeshte e kane lene tek qendra shendetesore ne Vau Dejes dhe me pas jane larguar.

Edhe arsyet e plagosjes se 44 vjeçarit mbeten ende te paqarta. Policia e Lezhes, Vau Dejesit dhe Shkodres jane duke vijuar hetimet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.