Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha : A do të zbardhet e vërteta? Ngjashmëria me fatin e Jan Prengës

Prej disa muajsh, Ervis Martinaj, i njohur si “drejtori” i lojërave të fatit, vijon të jetë i zhdukur. Versioni më i besueshëm deri më tani sipas gazetari investigativ Artan Hoxha është ajo e eliminimit fizik të tij.

I ftuar në studion e “ABC LIVE”, Artan Hoxha e ka krahasuar zhdukjen e Ervis Martinaj me atë të Jan Prengës i cili u rrëmbye në Kamëz dhe më pas u zhduk në 4 rrugë e Shijakut.