Skandali i produkteve ushqimore të pakontrolluara vijon të ngjallë debate të mëdha në vend.

Gazetari Granit Sokolaj, është shprehur se 25% e të prekurve nga bakteri listeria, që u gjet në produktet “Wudy” kanë pasoja fatale.

Sokolaj është shprehur për Euronews Albania, se nga ky bakter mund të preken më shumë fëmijët, gratë shtatzëna apo personat me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Rreziku është i madh dhe shumë serioz. Ka qenë vetëm një sasi salçiçesh që duhen të tërhiqen nga tregu. Pretendohet që AKU ka njoftuar distributorin zyrtar për të tërhequr produktet nga tregu.

Nga të gjitha studimet 25 % që janë të prekura nga listeria kanë përfundim fatal, janë kryesisht fëmijë, gratë shtatzëna dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo imunitet të dobët.

I pyetur se si mund t’i dallojmë produktet me këtë bakter, gazetari theksoi: Konsumatori e ka të pamundur ta diktojë vetë. E gjithë puna duhet të bëhet nga rrjeta e supermarket”- tha Sokolaj.