Mbrëmjen e djeshme një mjet është shkrumbuar nga flakët në Bilisht.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.