Aksident i katërfishtë , dy persona të lënduar

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Durrës-Kavajë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.