Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u zotua se sapo të vijnë në pushtet partia e tij, një nga vendimet që do të merret është heqja e taksës dhe traut për Rrugën e Kombit.

Në një komunikim online me qytetarët në ‘Facebook’, ku Berisha iu përgjigj pyetjeve, ai tha se Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge, ndërsa shtoi se taksa do hiqet që në muaji ne parë të qeverisjes.

“Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai vendoi çadra për të bllokuar hapjen e tunelit kombëtar. Taksa dhe trau do të hiqen që në muajin e parë të qeverisjes tonë.”, tha ai.