Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e pedagogëve, duke bërë thirrje për pjesëmarrjen e tyre në protestën e 5 tetorit.

Në një komunikim online me ndjekësit e tij në Facebook, Berisha u bëri një thirrje dhe studentëve dhe gjimnazistëve për t’iu bashkuar më 5 tetor, duke e cilësuar protestën si të gjithë sistemit arsimor.

“PD mbështet me gjithë fuqinë e saj sindikatën e pedagogëve. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe jetike për të shpëtuar rrokullisjen e madhe të sistemit arsimor.

PD do i mbështesë protestat dhe u bën thirrje mësuesve që të bashkohen me protestën e tyre dhe të përgatiten për një grevë të përgjithshme që do tronditë nga themelet regjimin monist.

U bën thirrje edhe studentëve dhe gjimnazistëve që të mbështesin protestën e 5 tetorit si protestë e të gjithë sistemit arsimor”, tha Berisha.