Erozioni i krijuar nga lumi Kir prej vitesh ishte kërcënim për banorët e fshatit Bardhaj të njësisë adiministrative Rrethina në Bashkisë Shkodër,Nga viti në vit ai ka gërryer sipërfaqe të mëdha toke bujqësore ndërkohë që rrezikonte rreth 20 shtëpi të fshatit.

Por mesa duket Drejtoria e Bordit të Kullimit bashkë me njësinë administrative kanë nisë marrjen e masave anti-përmbytje. Prej dy javësh ka përfunduar një pjesë e argjinaturës në fshatin Bardhaj.Banorëtthonë se çdo ditë jetonin me frikë, ndërsa tani me ngritjen e një pjese të argjinaturës në pikën më të rrezikshme ku rrjedhja e lumit shfaqte probleme, duke se fenomenit i është dhënjë një zgjidhje e përkohshme.Kryetari i fshatit Bardhaj Agron Fangaj thekson se është ndërtuar argjinatura me gjatësi 200 metër e cila për momentin është një investim i cili i jep zgjidhje këtij fenomeni për të parandaluar erozionin e tokave në zonën e Bardhajve.

Bordi i Kullimit me Bashkinë e Shkodrës pritet që të nisin ditët në vazhdim edhe pastrimin e dy kalaleve kulluese në fshatin Bleran për të parandaluar përmbytjet në këtë zone. Vetëm dy javë më parë në fshatin Bleran të njësisë Rrethina reshjet e shiut shkaktuan dëme të mëdha duke shembur avllitë dhe trotuaret, si edhe duke përmbytur makina e banesa në Bleran të njësisë Rrethina.