Prekë Kodra, i cili që u përmend si personi që do t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka folur publikisht pas akuzve të ngritura. Vetëm pak ditë pasi të dhënat që qarkulluan pas hakimit të e-mailit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kodra thotë se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen.

Ai ka folur në emisionin ‘Pressing’ në T7, ku është shorehur se e gjithë kjo situatë është duke ia vështirësuar jetën atij dhe familjes së tij. Kodra është shprehur se lajmin për lakimin e emrit të tij si atentator e ka marrë vesh përmes mediave dhe se lajmet janë bazuar në akuza të stisura.

“Ç’ka me shpjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu,. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme.

Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkoder në kafe dhe më ttherret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i shiku lajmet, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinu kurrë në jetën teme,”- tha Kodra ndër të tjera.