Ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, se pas atentatit të planifikuar në vitin 2017 ndaj Lulzim Bashës janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, edhe pse në atë kohë Berisha kishte kontrollin e plotë ndaj Bashës dhe PD-së dhe Meta ishte kryetar Kuvendi dhe më pas do të bëhej presidenti.

Haklaj, më pas, renditi disa nga skenarët e viteve 2016-2017 që, sipas tij, lidhen me njëri-tjetrin.

Ylli Rakipi: Si dolët në konkluzionin se Berisha dhe Meta donin të vrisnin Bashën?

Azgan Haklaj: Unë arrita në këtë konkluzion se nuk e kam thënë sot por e kam thënë më herët dhe kam hequr një paralale ne 2107, ju keni ndjekur besoj dhe nëse eshtë e nevojshme po e bej edhe njëherë sqarimin puklik.

E para është bërë publike pas hakerimit të emailit të ish drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, i cili ka qenë dhe drejtori i antiterrorist. Në vitin 2017 pikërisht në kohën e cadrës që ne i themi cadra e lirisë, ka pasur një tentativë për eliminimin fizik të kryetarit të PD, zotit Basha. Për këtë janë informuar edhe shërbimet sekrete, edhe partnere madje edhe Garda e Republikës ka shtuar sigurinë te Lulzim Basha te çadra në bulevardin para kryeministrisë. Aty u ngujua Lulzim Basha, Sali Berisha dhe qindra demokratë nga e gjithë Shiqpëria dhe e pagëzuam si “Çadra e lirisë” dhe në atë kohë ka patur një përplasje të madhe civile dhe ka qenë një prag lufte civile në Shqipëri dhe është shtensionuar situata pas uljes në bisedime të kreytarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit të sotëm e të atëhershëm Edi Rama.

Ylli Rakipi: Kush do ta vriste?

Azgan Haklaj: Lajmin e Gledis Nanos e merr të mirëqenë kurse lajmin tim nuk e merr të mirëqenë. Kush ishte i interesuar? Absolutisht që Edi Rama nuk ishte i interesuar që t’ia faturonte vetes apo jo? Sigurisht Sali Berisha dhe Ilir Meta për të rrëmbyer opozitën dhe për të ardhur në pushtet në mënyrë të dhunshme siç kanë ardhur gjithmonë.

Ylli Rakipi: Ka patur tentativë?

Azgan Haklaj: Ish-presidenti republikës, i ndjeri Bujar Nishani, ka bërë një deklaratë publike në televizionet shqiptare dhe ka kërkuar që të rriten masat mbrojtëse ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në 2917 dhe unë kam hequr një paralele. Është bërë publike pas hakerimit të Gledis Nanos. Në vitin 2017, në kohën e “Çadrës së Lirisë” ka patur një tentativë për eliminimin fizik të zotit Basha. Edi Rama nuk ishte i interesuar. I interesuar ishte Sali Berisha dhe Ilir Meta për të rrëmbyer opozitën dhe për të ardhur në pushtet. Ish-presidenti Nishani ka kërkuar rritjen e masave mbrojtëse ndaj Bashës. Në atë kohë kanë qenë disa skenarë. I pari në 2016. Pati grusht shteti në Mal të Zi, në tetor. Fajtorët deklaruan se ishin paguar nga Rusia për grusht shteti, në mënyrë që të pengohej anëtarësimi në NATO.

Më 4 janar 2017, Ramush Haradianj u ndalua në Colmar të Francës. U ndalua me një fletë-arrest të federatës Serbi-Mal i Zi, që nuk ekzistonte më.

Skenari numër 3, pushimi i parlamentit të Malit të Zi dhe përpjekja për të vrarë Ali Ahmetin.

Skenari i katërt, tentativa për të eliminuar Lulzim Bashën.

Më 8 janar ka patur një sulm të organizuar të një grupi kriminal, të ushqyer nga deklarata e Berishës dhe të mbështetur në prapaskenë nga Meta. Aty nuk ka pasur asnjë nga Kumanova, Gjakova, Mali i Zi. Kam qenë vetë aty”-deklaroi Haklaj.