U paraqit ne SPAK / Zef Hila : Nuk ka asnje procedim ndaj meje

Pasi u njoha me disa publikime ne media që lidhen me emrin tim,dua te sqaroj opinionin publik se :

Nuk ka asnjë preçedim penal ndaj meje.

Sot u paraqita prane SPAK-ut në cilsinë e personit që ka dijeni per rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me nje ceshtje qe eshte ne proces. Nuk mund te jap detaje për sa shpjegova ne respekt te ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

Une si deputet i Partisë demokratike do te vazhdoj misionin tim ne mbështje dhe mbrojtje te interesave te qytetareve.