Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Zef Hila është paraqitur ditën e sotme në SPAK dhe më pas është paraqitur te mbledhja e Rithemelimit të Berishës, për herë të parë.

Ai shihet i ulur në fund të tryezës. Ndoshta Hila mbërriti me vonesë në mbledhje ndaj u pozicionua në atë vend.

Në këtë mbledhje sot ishin të pranishëm 17 deputetë ndërkohë që mungonte Tritan Shehu për arsye familjare.