Në mbledhjen me deputetët mbështetës në selinë e PD, ish kryeministri Berisha komentoi edhe një herë zhdukjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, si edhe deklaratat e kreut të qeverisë, se policia po kërkon prova për të dalë me një përgjigje zyrtare mbi hetimet.

“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.

Shko e pyet Baton Stanishiçin. A nuk shkruajtën se është në gjashtë copa në prokurori. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.

Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij, po e thanë ‘Fugat’ e tij. A ka njerëz më të afërt?

Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë. Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor.

Mirë se shkruan ky, po Prokuroria. Cfarë prokurorie është kjo që thuhet se mban një kufomë të ndarë në 6 copa, dhe nuk përgënjeshtron se është e kontrolluar nga Rama.

Po njeriu s’mund të trajtohet kurrë në këtë mënyrë, nëse është në 6 copa familjet njoftohet, është një kod shekullor. E pastaj thotë s’kemi prova, po c’prova? U ndala për të theksuar një herë shkallën ekstreme të degradimit të kësaj qeverisje e këtij njeriu.

Parlamenti defacto me këto gjëra është i asgjesuar, por do vijojmë betejën në salla, parlament, rrugë e sheshe e do bëjmë gjithcka të justifikojmë pritshmëritë ndaj PD dhe opozitës.” -u shpreh Berisha.