Kur do të jetë protesta e ardhshme? Meta: Pa krijuar panik, nëse Rama jep dorëheqjen

I pyetur nga gazetarët se kur do të jetë protesta e ardhshme, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk dha një datë konkrete por tha se padurimi i qytetarëve do te mbarojë shpejt.

Ne konferencën e sotme për shtyp, Meta theksoi se me publikimin e te dhënave sekrete të shtetit ajo që duhet të bëjë Rama është të japë dorëhqjen.

-A keni planifikuar protestë?

Meta: Nëse do të ishte hetuar dosja e Dibrës që u bë ping pong do kishim pasur zgjedhje normale, did he këtë tjetrën që në momentin kur u hakerua sistemi dhe dolën të gjitha të dhënat e qytetarëve, dhe të dilte skandali i patronazhistëve nuk do ishim në këtë situatë, as sulme të nxitura nga Irani apo grupe të tjera kriminale.

Nëse ai ka shqetësimin që të mos krijohet panic dh të ruhet siguria publike është dorëheqja sepse ka dështuar dhe mashtruar, përgjegjësitë e tij të rënda në rrëzimin e shtetit, e nxorri shtetin lakuriq, ai nuk mund tu shmanget, është mision i pamundur.

Pranvera e protestave ka nisur, e kuptoj padurimin dhe interesin dhe revoltën. Ua kam thënë sfida jonë është menaxhimi i këtij padurimi që ta kthejmë në forcë dhe kështu do ndodhë.