I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, ish-deputeti Lefter Maliqi ka dhënë detaje sa i takon strategjisë së opozitës për të fituar në zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe më pas të arrijë të ndikojë tek ndërkombëtarët për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Maliqi u shpreh se protesta madhështore priten në fund të shtatorit.

“Unë nuk jam për dhunë pasi unë vij nga një shkollë ushtarake dhe jam për zbatimin e ligjit. Unë jam dakord me Palokën për protesta të qëndrueshme në mënyrë që faktori ndërkombëtar të ulë palët dhe të vendosë për zgjedhje qoftë dhe zgjedhje të parakohshme.

Unë nga përvoja që kam ngul këmbë që duhet të bëjmë zgjedhjet lokale duhet të rrëmbejmë të paktën 25-30 bashki nga opozita dhe më pas të synojmë pushtetin qendror. Mendoj që opozita e bashkuar nëse punon fort dhe merr bashkinë e Tiranës atëherë brenda 2-3 të ardhshëm do të kemi zgjedhje të parakohshme.

Nëse unë do të kisha telefonatë nga Meta që të merresha me organizimin e njerëzve për ti sjellë nga Berati këtu duhet të jeni të sigurt që do të ishte 10 fishi më shumë. Unë kam ardhur vetë dhe nuk ishte qëllimi pjesëmarrja protesta tek inceneratori i Tiranës”-tha Maliqi.