Një 19-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa krimi tronditi sërish kryeqendrën e veriut. Erjon Xhenja ishte në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në momentin ku u qëllua me armë zjarri.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Sakaq, grupi hetimor vijon punën, ndërsa FNSH po kontrollon zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve